E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Mbrojtja e të Dhënave Personale

POLITIKA, KUSHTET E PRIVATËSISË DHE MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE

AGJENCIA E PARQEVE DHE REKREACIONIT (më poshtë do të quhet “APR” ose “ne”) është një institucion vendor, në varësi të Bashkisë Tiranë.

APR e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave tuaja personale si çështje të një rëndësie të veçantë, ndaj është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, Ligji Nr. 9918 datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike dhe Postare”, Kodi i Procedurave Administrative si dhe aktet e tjera nënligjore shqiptare.

ÇFARË TË DHËNASH PËRPUNON APR?

APR përpunon të dhënat personale të:

  • Vullnetarëve të Parkut: emër, mbiemër, adresë banimi, numër telefoni fiks, numër celulari dhe adresë emaili.
  • Përdoruesve të Fushave Multisportive: emër, mbiemër, numër celulari dhe adresë emaili.
  • Qytetarëve që i bashkohen nismës “Dhuro një Pemë”: emër, mbiemër, adresë emaili, adresë banimi dhe numër celulari.
  • Subjekteve që i bashkohen nismës “Dhuro një Pemë”: emërtim i subjektit, adresë emaili dhe numër celulari.
  • Qytetarëve që i bashkohen nismës “Dhuro një Stol”: emër, mbiemër, adresë emaili, adresë banimi dhe numër celulari.

PËRPUNIMI I TË DHËNAVE DHE PËRHAPJA E TYRE:
Të dhënat personale që APR disponon përdoren gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe vetëm për kuadrin e zbatimit të kushteve të marrëveshjes përkatëse.
Të dhënat personale përpunohen në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe të ligjshme. Të dhënat personale përpunohen vetëm për atë periudhë kohe që është në përputhje me qëllimet specifike për të cilat këto të dhëna janë marrë.

PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE TEK TË TRETËT:
APR nuk i transmeton të dhënat tuaja personale asnjë pale tjetër të tretë, me përjashtim të rasteve kur është dhënë pëlqimi juaj shprehimisht për një gjë të tillë. Nëse ju i keni dhënë pëlqimin tuaj një palë të tretë, me qëllim marrjen e të dhënave tuaja personale nga APR, atëherë APR nuk mban përgjegjësi për kalimin e këtyre të dhënave. Gjithashtu, APR është e detyruar që në mbështetje të kuadrit ligjor apo në zbatim të urdhërit të gjykatës kompetente, t’i përcjellë të dhënat tuaja personale organeve të specializuara të shtetit, për shembull në rast të një hetimi penal.
Vetëm me pëlqimin tuaj, APR mund të përdorë të dhënat tuaja personale për qëllime promocionale apo bamirësie dhe t’ua vendosë këtë informacion në dispozicion dhe palëve të treta.
Nëse keni pyetje, vërejtje, kërkesa apo ankesa në lidhje me përdorimin e këtyre të dhënave nga ana e APR, atëherë lutemi të na drejtoheni me shkrim në adresën e mëposhtme:

AGJENCIA E PARQEVE DHE REKREACIONT
Përgjegjësi i Privatësisë
Rruga “Liman Kaba”, Parku Olimpik, Tiranë

FAQJA E INTERNETIT E APR DHE TË DHËNAT PERSONALE:
Të dhënat tuaja personale që mblidhen nëpërmjet faqeve www.aprtirana.al dhe www.sport.aprtirana.al përpunohen për qëllimin që ato mblidhen dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe këtë deklaratë të privatësisë. Asnjë e dhënë personale nuk do të mblidhet nga APR pa pëlqimin e vizitorëve të faqeve web që ne administrojmë.

MASAT E SIGURISË NË LIDHJE ME TË DHËNAT PERSONALE:
APR, e ndërgjegjëshme për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale respekton në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr.9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Po ashtu, APR kujdeset që transferimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.

APR rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë politikë privatësie, në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.