Ka startuar sot dita e parë e “Dajti N’Fest 2017”! Jehonë ditës së maleve! Gjatë kësaj dite u zhvilluan gara profesioniste me  motoçikleta. Qindra të apasionuar të aventurës u bënë pjesë e këtyre garave të sporteve outdoor.

Ndërsa nesër, me datë 10 Dhjetor pritet të zhvillohen një sërë aktivitetesh kulturore me veshje popullore, muzikë e valle tradicionale shqiptare, si dhe mësime gatimi me zairetë e malit e dimrit.

Gjithashtu, nesër do të zhvillohet edhe inaugurimi i pistës së Paragliding, fluturime me balonë dhe hiking, ku të apasionuarit do të shoqërohen nga profesionistë nëpërmjet aplikacionit TIO.

“Dajti N’Fest 2017”! Jehonë ditës së maleve! Erdhi si një iniciativë e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit –Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe EDS Foundation.