E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Shqiptarja.com – Dita e Tokës, panaire, lojëra dhe konkurse në Kopshtin Zoologjik

Shqiptarja.com – Dita e Tokës, panaire, lojëra dhe konkurse në Kopshtin Zoologjik

Çdo 22 prill në mbarë botën kremtohet “Dita e Tokës”. Edhe në Tiranë kjo datë mjedisore u festua përmes aktiviteteve të shumta që bënë bashkë qytetarë dhe organizata tek Kopshti Zoologjik.

Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit u shpreh se zgjedhja e këtij mjedisi ishte vetë një mesazh sensibilizimi për kafshët e egra dhe ato shtëpiake.

“Dy botë që janë shumë të rëndësishme dhe që janë pranë nesh që është ajo e botës së kafshëve që përfaqësohet dhe nga Zoo parku dhe e kafshëve shtëpiake që ishte dhe pjesë e konkursit dhe gjithë pjesa e informacionit për kafshët shtëpiake, nga të cilat keni një fenomen jo të mirë siç është braktisja e kafshëve, dhe nga të cilat ne na dalin probleme si bashki”, u shpreh për Report TV Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Sipas Gonxhes,  institucionet dhe qytetarët duhet të bashkëpunojnë për çështjet mjedisore e veçanërisht në ditë të tilla duhet më tepër sensibilizim.

“Kjo ishte dhe një ndihmë për kopshtin zoologjik, gjithë kjo ardhe dhe të ardhurat të biletave që pati sot, janë një ndihmë kauzën për mbrojtjen dhe kujdesin ndaj tyre dhe për përkujdesin jo vetëm nga qeverisja vendore por që të gjithë ne, për vendin që duhet t’i krijojmë kafshëve, që të ketë vend dhe për ta”, tha Gonxhe.

22 prilli u vendos në vitin 1970, kur 20 milionë amerikanë morën pjesë në demonstratën mjedisore që u quajt “Dita e Tokës”. Më tepër se 1 miliard njerëz marrin çdo vit pjesë në fushatat për Ditën e Tokës.