postim

Dritëro Agolli nuk mund t’i mungonte Parkut të Liqenit të Tiranës.

Bashkia e Tiranës  me në krye kryebashkiakun Erion Veliaj dhe përfaqësues të Ecovolis mblollën sot rreth 100 pemë molle në “Kopshtin e Driteroit”.

Pemët iu shtuan hapësirës së gjelbër të Parkut në kujtim të atij që e deshi natyrën përmes vargjeve. Në vepren e tij, Dritëroi e quan natyrën një artiste të pëlqyer për vete mrekullitë e ofruara prej saj.

Poeti Dritero Agolli u nda nga jeta në 3 shkurt të këtij viti, në moshën 85-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë. Ai la pas krijimtarinë e vyer letrare e cila do të trashëgohet brez pas brezi.