E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Shqiptarja.com – Vigjilja e Krishtlindjeve bën bashkë të vegjël e të mëdhenj

Shqiptarja.com – Vigjilja e Krishtlindjeve bën bashkë të vegjël e të mëdhenj

Vigjilja e Krishtlindjeve bën bashkë të vegjël e të mëdhenj. Energjia pozitive që krijojnë këngët e Krishtlindjeve të kënduara nga fëmijët mbuluan sot parkun e Liqenit Artificial.

Erinda Fino, drejtore e planifikimit dhe zhvillimit strategjik, pranë agjencisë së rekreacionit, u shpreh se qëllimi i këtij aktiviteti, është krijimi i mundësive për argëtim, kryesisht të të vegjëlve.

“Siç e shihni ka shumë fëmijë dhe prindër. Arsyeja se përse Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit e realizon këtë aktivitet është në radhë të parë për të kaluar këndshëm. Për të kaluar disa momente të ngrohta me miqtë dhe me familjen”, shprehet Erinda Fino.

Sigurisht që gëzimi i përcjellë dhe përgatitja për Krishtlindje të mbara, nuk mund të kalonte vetëm më këngë gëzimi.

Tryezat e mbledhjeve të fondeve ishin përreth aktivitetit. Disa prej tyre mbledhin fonde për të siguruar qumësht dhe pelena për fëmijët e braktisur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ndërsa të tjera, fonde për parkun nga miqtë e parkut.

“Kjo tavolinë është për të blerë qumësht dhe pampers për të gjithë fëmijët e braktisur në Spitalin Mbretëresha Gjeraldinë”, shprehet një nga të pranishmet.

Fëmijët do të kenë mundësi që përveç argëtimit të marrin edhe informacione të domosdoshme për mirërritjen e tyre.