APR – Bashkia Tiranë, EDS Foundation, AKZM dhe UNDP bashkojnë ide, forca e partnerë për t’i dhënë Jehonë Ditës së Maleve – Dajti N’Fest 2017. Prej orës 8 të mëngjesit e deri në perëndim, ngrohim atmosferën e ftohtë të Dajtit me mënyra jetese që i binden natyrës, i përulen lartësive, festojmë malin!

DAJTI N’FEST 2017 – JEHONË DITËS NDËRKOMBËTARE TË MALEVE – Logu i malësisë!

Nëse kërkoni të largoheni nga jeta e përditshme e qytetit për të kaluar disa orë të paharrueshme mes natyrës së virgjër malore, ku njeriu veç i ka shtuar mrekullisë së saj, mrekullitë e duarve të tij.
Nëse dëshironi të njihni kultura e tradita të paprekura, nëse doni të shijoni gatime karakteristike me produkte të mrekullueshme lokale, ejani në Dajt, pasi mali është natyrisht vendi ideal ku do të ndjeni vlerat e vërteta të dialogut shumëshekullor të njeriut me natyrën.

Në datën 09.12 sjellim një sërë aktivitetesh kulturore me veshje tradicionale të qëndisura me mjeshtëri nga duarartët e zonave të ndryshme, muzikë e valle tipike të trojeve të Shqipërisë sonë, si dhe mësime gatimi me zairetë e mrekullueshme të malit e dimrit.

Ritet e virgjëra:

– Logu i aktiviteteve artistike e rekreative (këngë, valle, muzikë, lodrim e argëtime)
– Logu i gatimeve tradicionale (kacamak, bulmetet, rakia, vera e ngrohtë, gështenja etj) dhe (fakultative) Logu i zejtarisë (kjo lidhet shumë me motin e angazhimet)

Ritet, Ritmet e Muzika pasurohen me sporte e energji e aventurë si: Mountain Bike (gara me biçikleta nga BCT) dhe aktivitete të tjera me biçikleta standart ose sportive rrugore, etj. Inagurimi i pistës së Paragliding. Hiiking në shtigjet e virgjëra të Dajtit ku profesionistë do të shoqërojnë të apasionuarit e ecjes në natyrë me anë të aplikacionit TIO. Shumë sporte e pasione i bashkohen atmosferës.

Për regjistrime në gara vizitoni:
“Enduro-Dual Track” : https://www.amf.al/copy-of-enduro-gara-1
“Downhill” : http://aprtirana.al/event/downhill-gara-iv-dhe-v/?instance_id=914
“Ndërgjegjësojmë për Malet” : http://aprtirana.al/gare-ciklizmi-ndergjegjesimi-per-malet

Dajti N’Fest po vjen!

#APRTirana #EDSFoundation #AKZM #UNDP #Natyrë #DajtiNFest #Sporte#Gara #Hiking #TiranaImeOutdoor #TiranaImeOutdoor #Fun #Aventure#Ambientalizëm