butoni e dua pemen

Bashkia Tiranë shpall të hapur nismën “Dhuro një pemë, 2017“. Kushdo mund të dhurojë një pemë dhe ta mbjellë atë në kujtim të një momenti të veçantë në jetën e tij. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit përkrah nismën dhe nxit qytetarët të kontribuojnë. Në dispozicion të të interesuarve ofrohet informacion mbi llojin e pemës dhe moshën e saj sipas standarteve të APR. Vendi ku mund të mbillet pema zgjidhet nga lista e përcaktuar. Afati i sezonit të mbjelljeve është deri në 31 Mars 2017 dhe rihapet në 1 Nëntor 2017.  Për dhurimin e një peme informacioni për dhuruesin do pasqyrohet dhe promovohet në inventaret online të APR – Bashkia Tiranë. Për rastet e dhurimit në sasi të medha, subjekti/individi dhurues përfiton edhe emërtim/pllakatë në parcelën përkatëse. Dhuruesi do të ndihmohet gjatë procesit të mbjedhjes nga APR.

Çmimet e Referencës:

  • Bredhi gri (Abies concolor), lartësia e trungut 0,5 m, lartësia e kurorës 2 m, madhësia bukës dheut 60 cm – 18,000 Lekë
  • Selvia piramidale (Cupressus sempervirens L), lartësia e trungut 0,3 m, lartësia e kurorës 3 m, madhësia bukës dheut 40 cm – 8,400 Lekë
  • Kumbull (Prunus pissardi), lartësia e trungut 2 m, lartësia e kurorës 1 m, madhësia bukës dheut 60 cm – 12,000 Lekë
  • Langestromia (Langestromia indica. Nivea&Petit Pink), lartësia e trungut 2 m, lartësia e kurorës 1 m, madhësia bukës dheut 60 cm – 14,760 Lekë
  • Qershi japoneze (Prunus surrulata), lartësia e trungut 2 m, lartësia e kurorës 1 m, madhësia bukës dheut 60 cm – 12,000 Lekë
  • Lis i kuq (Quercus coccinea), lartësia e trungut 2 m, lartësia e kurorës 1 m, madhësia bukës dheut 60 cm – 14,400 Lekë
  • Bli fletëgjerë (Tilia playfyllos), lartësia e trungut 2 m, lartësia e kurorës 1 m, madhësia bukës dheut 60 cm – 13,333 Lekë

harta dhuro nje peme

Plotëso Formularin

 

Emri Mbiemri*

Numri i Telefonit*

Email*

Adresa* (Për të lidhur kontratën)

Lloji i Pemës*

Vendi ku do të mbillet Pema*