1 Qershor 2024 – Inagurimi i Shkollës së Çiklizmit
Më 1 Qershor 2024, në Ditën e Fëmijëve, Tirana festoi hapjen madhështore të Shkollës së Re të Biçikletave, një objekt modern i dedikuar për promovimin e biçikletës si një mjet alternativ transporti tek të rinjtë e qytetit. Ky moment historik i rëndësishëm, nën kujdesin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit shënon një tjetër investim të suksesshëm të Bashkisë së Tiranës, duke reflektuar angazhimin e saj për krijimin e mjediseve urbane më të gjelbra dhe më të qëndrueshme.