Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram

    Tirana Zoo Park strehon Ariun Pashuku (i 4-ti që shpëtohet)

    Tirana Zoo Park strehon Ariun Pashuku (i 4-ti që shpëtohet)

    ariu pashuku post 31 gusht

    Bashkia Tiranë në bashkëpunim me ISHMP dhe AKZM (MM) si edhe me Katër Putrat – Fondacion për shpëtimin e kafshëve të egra mundësoi strehimin dhe përkujdesjen edhe për një tjetër ari të shpëtuar nga abuzimi në një lokal në Levan të Fierit, të sekuestruar. Subjekti u gjobit dhe edhe ariu PASHUKU u çlirua nga stërmundimi e tortura. Pas vaksinimit dhe vendosjes së chip-it ID do të kujdesemi ta rimëkëmbim e pastaj do dërgohet në Shtëpinë e Arinjve – Rezervati i Prishtinës. Tirana Zoo Park nga një vend horror e ku duheshin shpëtuar kafshët që strehonte sot është partner i besueshëm shpëtimi e strehimi për specie të rrezikuara!
    Shërim të shpejtë Pashuku! Vargonjtë të ishin ngulur në qafë, por do të kujdesemi që ky fenomen të ndalet!