Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram

    September 2016

    Tirana Zoo Park përcolli dy arushët, që emrin e morrën nga publiku, Roki e Smoki, për në rezervatin gjerman. Në bashkëpunim me ARA dhe ISHMP e MM këta dy arushë u shpëtuan 2 muaj më parë nga abuzimi e shfrytëzimi. Tirana Zoo Park u bë shtëpiza e tyre e përkohshme, ku u kujdesëm e ku ata morrën veten mjaft shpejt e mirë. Këto dy muaj Roki e Smoki u bënë gëzimi i vizitorëve të Kopështit Zoologjik. APR – Bashkia Tiranë

    Starton për herë të parë "Etno Folk ", 5 netë rresht tek Amfiteatri i Liqenit! Për herë në historikun e Tiranës vjen një festival folklorik në natyrë. Festivali Etno Folk 2016 i organizuar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit me drejtor koreografin Arjan Sukniqi dhe Bashkia Tiranës do të nis këtë të mërkurë në Amfiteatrin e Parkut të Madh te Liqeni. Arjan Sukniqi rrëfen se do të marrin pjesë ansamble popullore dhe qytetarë nga Tirana, Dropulli, Skrapari, Lushnja, Tropoja, Berati, Elbasani, Gramshi,

    Për herë në historikun e Tiranës vjen një festival folklorik në natyrë. Festivali Etno Folk 2016 i organizuar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit me drejtor koreografin Arjan Sukniqi dhe Bashkia Tiranës do të nis këtë të mërkurë në Amfiteatrin e Parkut të Madh te Liqeni. Arjan Sukniqi rrëfen se do të marrin pjesë ansamble popullore dhe qytetarë nga Tirana, Dropulli, Skrapari, Lushnja, Tropoja, Berati, Elbasani, Gramshi, Cërriku, Korça, Vlora, Mati e Kosova. Bexhet Fezolli organizatori i grupit folklorik që vjen

    Mirupafshim ariu Tomi dhe ariu Pashuk! APR – Bashkia Tiranë dhe Tirana Zoo Park ju mikpritën me sa mundëm, mes shumë vështirësish e mungesash që të rehabilitoheshit e të nisni tani pjesën e dytë të udhëtimit drejt shpëtimit! Atë të strehimit në Rezervatin e Arinjve të Prishtinës. Sëbashku me AKZM dhe Fondacionin Katër Putrat ky operacion tranzicioni u krye sot me sukses!

    APR - Bashkia Tiranë angazhohen për Projektin "Shtegu i Gjelbër" në bashkëpunim me BCT, EDS, GreenLine, Ecovolis, Pedalon, MBT, FSHÇ. Çiklistë amatorë dhe profesionistë, të apasionuar me natyrën dhe sportin, si dhe grupe të rinjsh vullnetarë, u bënë pjesë sot e itinerarit çiklistik nga kodrat e Picallës deri në SportZone në sheshin “Nënë Tereza”. Qëllimi i këtij pedalimi ishte promovimi i “Shtegut të Gjelbër” dhe realizimi i infrastrukturës së nevojshme për sportet ‘outdoor’, promovimi i jetesës aktive dhe të shëndetshme.