Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram

    October 2016

    Falenderojmë Report TV për pasqyrimin - #BaballarëDheBija është fushata e iniciuar nga Departamenti i Shtetit për baballarët dhe rolin e tyre në mbështetjen dhe nxitjen e suksesit të vajzave kudo në botë. Në këtë frymë, Ambasada e SHBA sëbashku me APR - Bashkia Tiranë organizuan në datë 20 Tetor mbjellje pemësh në Parkun e Madh të Liqenit, si një nga mësimet më të mira që një baba mund t’i japë vajzës së tij. Shumë baballarë e vajza pas një ceremonie

    Sot APR mbushi 1 vit nga dita e krijimit zyrtar. Kanë qenë 12 muaj intensive përpjekjesh e pune për ndërtimin e një organizate sa më efektive në shërbim të misionit. Falenderojmë të gjithë, ekipin, kolegët e Bashkisë Tiranë, partnerët e bashkëpunëtorët - në veçanti Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, Zv/Kryetarët dhe Drejtorët e Bashkisë Tiranë si edhe Këshillin Bashkiak të kryeqytetit për mbështetjen e jashtëzakonshme. Shpresojmë se kemi justifikuar fondet publike të taksapaguesve për APR dhe pritshmëritë e Bashkisë Tiranë

    Falenderojmë edhe Top Channel për kronikën mbi Etno Folk Tirana 2016 dhe për sensibilizimin për këtë aktivitet! Gjejmë rastin të urojmë edhe Drejtorin e Aktiviteteve Rekreative (APR) Arjan Sykniqi për suksesin e kësaj iniciative jo të lehtë e jo të vogël. Mirupafshim vitin tjetër në Etno Folk Tirana 2017!

    Valle, muzikë, e kostume nga të gjitha krahinat shqiptare, shpalosen ngjyra dhe melodi për pesë ditë radhazi në Amfiteatrin e Parkut të madh të Liqenit. Çdo mbrëmje u ngjiten në skenë katër grupe folklorike që performuan për publikun kryeqytetas repertorin më të mirë të të gjitha zonave. Si një festë e përnatshme ku u ndërthuren e u prezantuan kulturat, ritet dhe kostumet e traditës, festivali “Etnofolk” rrugëtoi këtë vit nga Gjirokastra në Tiranë, për t’u shndërruar në një traditë të

    Nata finale e festivalit Etno Folk  që u mbajt katër ditë rresht në Tiranë e organizuar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit solli një varg interpretimesh origjinale të këngëve e valleve popullore. Janë ngjitur në skenë grupe artistike të ardhura nga Berati, Kuçova, Mirdita, Mati, Kosova e grupi polifonik i Himarës. Grupi i Mirditës i drejtuar nga Gjergj Marku ka sjell përveç këngëve të njohura edhe valle të rralla të trevës së Mirditës, të interpretuara me elegancë dhe mjeshtëri nga të rinjtë. Për