Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram

    December 2016

    Të apasionuarit pas sportit dhe ushtrimeve fizike do të kenë hapësirën e tyre për t’u praktikuar në Parkun e Liqenit Artificial. Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit për ndërtimit e këndit të 12 në një nga hapësirat e parkut, ku do të vendosen disa pajisje force për ata që duan të ushtrohen në natyrë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi se ky investim shton hapësirat për ata që duan të merren me sport dhe jetë aktive. Për

    Bashkia e Tiranës ka nisur punën që të kthejë Liqenin e Farkës në parkun e dytë më të madh dhe të frekuentuar të kryeqytetit. Krahas pedonales që do të rrethojë parkun, tashmë ka nisur aksioni për pyllëzimin e plotë të hapësirave rreth liqenit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se mbjellja e pemëve në këtë park do të rrisë, së pari cilësinë e ajrit, por edhe do t’i japë liqenit të Farkës një dimension të ri. Artikulli i plotë në

    Shumë shpejt Parku i Liqenit të Tiranës do jetë edhe një destinacion për të rinjtë e apasionuar pas sportit, veçanërisht ndaj futbollit, basketbollit, volejbollit dhe regbisë. Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, ka nisur rehabilitimin e tre fushave sportive dhe pas fëmijëve e të moshuarve, tani edhe të rinjtë do të kenë hapësirën e tyre. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se pas ndërtimit të këndit të lodrave për fëmijë, ky është një tjetër investim i

    Vigjilja e Krishtlindjeve bën bashkë të vegjël e të mëdhenj. Energjia pozitive që krijojnë këngët e Krishtlindjeve të kënduara nga fëmijët mbuluan sot parkun e Liqenit Artificial. Erinda Fino, drejtore e planifikimit dhe zhvillimit strategjik, pranë agjencisë së rekreacionit, u shpreh se qëllimi i këtij aktiviteti, është krijimi i mundësive për argëtim, kryesisht të të vegjëlve. “Siç e shihni ka shumë fëmijë dhe prindër. Arsyeja se përse Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit e realizon këtë aktivitet është në radhë të parë për

    Vigjilja e Krishtlindjeve bën bashkë të vegjël e të mëdhenj. Energjia pozitive që krijojnë këngët e Krishtlindjeve të kënduara nga fëmijët mbuluan sot parkun e Liqenit Artificial. Erinda Fino, drejtore e planifikimit dhe zhvillimit strategjik, pranë agjencisë së rekreacionit, u shpreh se qëllimi i këtij aktiviteti, është krijimi i mundësive për argëtim, kryesisht të të vegjëlve. Sigurisht që gëzimi i përcjellë dhe përgatitja për Krishtlindje të mbara, nuk mund të kalonte vetëm më këngë gëzimi.

    Bashkia e Tiranës do të nisë pyllëzimin e Parkut të Liqenit të Farkës, për ta shndërruar atë në mushkërinë e dytë të kryeqytetit, duke e bërë më të aksesueshëm për qytetarët dhe një mjedis çlodhës e argëtues për fëmijët. “Parku i Farkës do të jetë parku i dytë i Tiranës, i ngjashëm me atë të Liqenit, meqë nëse ky i fundit nuk mjafton për një qytet me një milionë banorë”, deklaroi kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë mbjelljes së fidanëve të rinj në