Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram

    Vizion Plus – Kompleksi multisportiv te liqeni

    Vizion Plus – Kompleksi multisportiv te liqeni

    Përurohet kompleksi i ri multisportiv në Parkun e Liqenit, më shumë hapësira për të rinjtë. Pas këndit të lojërave për fëmijë dhe këndit të ri të forcës për të rriturit, Liqenit Artificial i është shtuar edhe kompleksi multisportiv. Kryebashkiaku Veliaj tha se keto hapësira krijojnë mundësi argëtimi per te gjitha grupmoshat. “Më vjen mirë që në një periudhë rekord stafi i APR-së transformoi një djerrinë, një pellg, një kënetë, një moçal, një vend aspak të dashur, një vend në terr, ku askush nuk donte të kalonte kohë, madje edhe kur e bënte vrapin e bënte shpejt sepse nuk kishte asgjë tërheqëse, në një mjedis të jashtëzakonshëm për qytetarët.Veliaj theksoi se fushat sportive do te qëndrojnë hapur për 24 ore.“Kjo do të jetë një hapësirë e hapur 24 orë. Pra, kushdo në Tiranë mund të vijë këtu e të shijojë ajrin e pastër, duke u marrë me sport” “Unë besoj se kemi bërë një zgjedhje fantastike, duke e pozicionuar këtë kënd këtu. Jo vetëm kaq, por ky është një nga shumë këndet që po hapen në gjithë Tiranën. Disa janë nëpër lagje, ku këndi i lodrave ka edhe një fushë basketbolli, volejbolli ose kalçeto, e disa të tjera, si ky kompleks, do t’i bëjmë edhe në parqet e Kasharit, Farkës, që të luajnë të gjithë.”Kompleksi sportiv ofron mundësi për lojëra basketbolli, volejbolli, futbolli, regbi, hendboll dhe hokej me patina.