Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram

    Revistapsikologji.com – Më 29 Prill “Maratonën e Vallëzimit”, 15 orë festë e kërcim

    Revistapsikologji.com – Më 29 Prill “Maratonën e Vallëzimit”, 15 orë festë e kërcim

    Në datën 29 Prill 2017, Bashkia Tiranë – Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit dhe Shoqata “Mega Art”, organizon për të dytin vit radhazi “Maratonën e Vallëzimit”, 15 orë festë e kërcim në dy skena vallëzimi, në ditën ndërkombëtare të kërcimit.

    Kjo ditë është shpallur si e tillë që në vitin 1982 nga UNESCO dhe festohet në të gjithë botën nga miliona qytetarë. Edhe Tirana i bashkohet kryeqendrave të botës mbarë me këtë aktivitet që sjell gëzim në qytet.

    Prej ores, 10:30 të mëngjesit të së shtunës, te Sheshi “Shën Tereza” do të performojnë në një manifestim masiv koreografik të rinjtë e shkollave të kryeqytetit, nën drejtimin e balerinit Klajdi Selimi (koordinator i kërcimit në Tirana Art Fest).

    Prej orës, 09:30 te Parku Rinia, do të ngjiten në skenë mbi 30 studio kërcimi, ansamble, balerinë profesionistë, amatorë të kërcimit, publik i lirë, ku së bashku me elementët skenik dhe teknik do ta kthejnë hapësirën e parkut në një skenë gjithëpërfshirëse ku çdokush mund të ndihet artist.

    Kjo shtrirje në kohë e shpërndarjes së aktiviteteve favorizon pjesemarrjen e një publiku të gjerë të të gjitha target grupeve shoqërore si dhe përzgjedhja e organizimit të tyre në mjedis të hapur, natyrë, shërben njëkohësisht për promovimin e një jetë aktive.

    Të gjithë llojet e kërcimeve nga populloret deri ato më modernet, ftojnë qytetarët e Tiranës të bëhen pjesë e këtij aktiviteti që zgjat deri në orët e vona të natës. Është konceptuar si një festë e hapur për këdo që dëshiron të marrë pjesë si spektator apo protagonist, në një ditë ndryshe dhe të pasur me ritme kërcimi. Publiku do të ketë kënaqësinë të shijojë artin e vallëzimit dhe njëkohësisht të bëhet pjesë e kërcimeve profesioniste.

    Me anë të aktiviteteve të tilla, Bashkia Tiranë – Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit synon të afrojë qytetarët, sidomos fëmijët dhe të rinjtë me jetesën aktive në natyrë dhe t’i japi kryeqyteti një dimension bashkohor.