7 nga punët konkrete të javës (29 Maj – 4 Qershor 2017)
Çdo javë APR bën një përmbledhje të punëve dhe aktiviteteve të realizuara. Disa punë konkrete të javës që lamë pas janë… Për informacione mbi punët e realizuara gjatë këtyre muajve vizitoni: Raporte Javore
Top-Channel – 1 qershori, Veliaj: Sot kemi 16 kënde lojërash nëpër lagje
Një vit pas hapjes së këndit të lodrave mjaft të debatuar në Liqenin e Tiranës, kreu i bashkisë tha se vetëm nëpër lagje janë bërë 16 të tillë. Duke uruar fëmijët për 1 Qershorin, kryebashkiaku Veliaj u shpreh entuziast që tashmë fëmijët e kryeqytetit kanë mundësi që të luajnë aty ku një vit më parë u zhvillua një betejë politike. “Jam shumë i lumtur sot që së bashku me fëmijët më të mirë të Shqipërisë, që janë padyshim ata të Tiranës, po