Projekti i Sheshit të ri rekreativ te Parku i Madh i Liqenit
Nisëm piketimet topografike për Sheshin e ri Rekreativ (Shumë Lodra, Kënd Force, Basket, Stola, Kosha, Ndriçuesa, Çezëm, Parkime Biçikletash, Infrastrukturë Rekreative, Gjelbërim i ri, etj) në zonën jugore të Parkut të Madh! APR negocioi dhe prezantoi projektin e Atelierit tonë tek donatori TIKA (Fondacioni i Qeverisë Turke) ku morrëm miratimin dhe mbështetjen! Edhe 5500 m2 për fëmijët!
1 muaj Amfiteatër!
Skena më e re në natyrë e nisi mbarë! Muaji Qershor shënoi mbi 23 mijë persona audiencë dhe 1000 artistë e interpretë në skenë. Krenar për këtë diamant të bukur që vezullon çdo natë! ????????????????????????????????