
Dita Botërore e Pastrimit
Në kuadër të Ditës Botërore të Pastrimit, sensibilizojmë për mbrojtjen dhe mbajtjen pastër të ambientit duke zhvilluar një aksion të madh qytetar në Pezë! Me qindra vullnetarë iu bashkuan nismës duke transmetuar mesazhin pozitiv ku të gjithë sëbashku mund të sjellim ndryshime të mëdha! Duajeni dhe mbrojeni ambientin si të ishte shtëpia juaj!
Falenderojmë për pjesëmarrjen dhe përkushtimin: vullnetarët e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, ekipin e DAPK dhe stafin tonë, vullnetarët dhe stafin e Bashkisë Tiranë, Green Line Albania, Ecovolis, Nj. Adm. Pezë, si dhe shumë vullnetarë të tjerë që me dëshirën e tyre u bënë pjesë e kësaj nisme!
Shihemi sërish në aksione të tjera!