Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram

    Peza n’Festë

    Peza n’Festë

    Lojëra aktive dhe të imagjinatës këtë fundjavë te lëndinat e bukura të Peza N’Fest 2018! Përgjatë dy ditëve, Peza u kthye në një qendër argëtimi dhe çlodhjeje. Për të katërtin vit radhazi, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia e Tiranës organizoi një sërë aktivitetesh në nderim të kësaj dite që, jo vetëm evokojnë atë ngjarje të rëndësishme për historinë e luftës antifashiste, por edhe që krijuan momente të paharrueshme për të gjitha grupmoshat. Festa filloi pasditen e së shtunës me një koncert ku performuan disa prej këngëtarëve dhe DJ më të talentuar si: Jonisa Lako, Henri nad the Band, Semi Jaupaj, DJ Set, Indripendent FX etj. Më pas u vijua me aktivitete të tjera si: Nata e gjelbër, Kinema nën yje, piknik, histori rreth zjarrit dhe lojëra sportive. Ndërsa këtë të dielë Banda e Qytetit, Ansambli Tirana, Cirku Kombëtar, Teatri i Kukullave ofruan për qytetarët e shumtë që ishin në Pezë muzikë dhe shfaqje të ndryshme. Qyteza e Lojërave argëtoi vogëlushët me performancat e Cirku Kombëtar, shfaqjen nga Teatri i Kukullave. Tiranë, Ansambli Tirana, lodra shumëngjyrëshe, ping-pong, festë e muzikë!

    #LuajTirana #LuajKudo #TiranaImeOutdoor #PezaNFest2018 #PlayTirana#PlayEverywhere #HappyParksHappyPeople #JetesëAktive