E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

November 2018

APR - Bashkia Tiranë iu bashkua nismës kombëtare ''Ta pastrojmë Shqipërinë'' së Let's Do It Albania dhe Green Line Albania duke nisur një aksion pastrimi te Parku i Madh (prapa Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave), te segmenti i nën kalimit te Liqeni i Thatë dhe rrethrrotullimi te Kopshti Zoologjik! Falenderojmë të gjithë ata që u bënë pjesë e kësaj nisme, pedagogë e studentë të Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, vullnetarë e të rinj që u solidarizuan me mesazhin e ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit

https://youtu.be/VT8C7tiCdjo Pastrimi i Parkut të Liqenit do të bëhet me mjete të teknologjisë së avancuar, automatike dhe mbi të gjitha ekologjike “Euro6”, që nuk ndotin mjedisin. "Tani na duhet shumë bashkëpunim nga qytetarët, duhet ta mirëmbajmë parkun, t’i hedhim mbeturinat atje ku duhet, të bëhemi pjesë e fushatës së mbjelljes së pemëve, të ulim lëvizjet me makinat private për distancat e vogla, që jo detyrimisht janë të nevojshme." - shprehet Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Kanotazhit sollën Kampionatin e parë “Canoe & Kayak Sprint” 🏆 në Liqenin Artificial të Tiranës më 4 Nëntor ora 10:00! Gara u zhvillua në disiplinën 200m sprint me dy kategori: K1 – Kayak me 1 person (garë në mënyrë individuale)  dhe K2  – Kayak me 2 persona (e ndarë në 2 bateri). Fituesit sipas kategorive 🏆 Kategoria K1 Meshkuj: Vendi i Parë - Klevi Panda, Vendi i Dytë - Klaudio Hasanllari, Vendi i Tretë