“Dhuro një Pemë për Tiranën” – Mbjellje masive në Vaqarr
Mbjellje masive në Parkun e Liqenit të Vaqarrit falë mbështetjes së vajzave dhe djemve të shkëlqyer të Forcave të Armatosura! Falenderojmë subjektet: Vila Lasku, Gjirofarmë, kompania TCN dhe Prof. Lavdosh Malaj që iu bashkuan nismës sonë. ???? Pas Tiranës e Farkës edhe te Parku i Liqenit të Vaqarrit po mbillen me mijëra pemë, si pjesë e Pyllit Orbital. #OrbitalForest #2MillionTrees ????????
Organizata ”People in Focus” i bashkohet nismës “Dhuro një Pemë”
Organizata ''People in Focus'' në kuadër të projektit ''Youth eco activism for building trust and healthier environment in the Western Balkans'' dhe axhendave të takimeve të realizuara në Serbi dhe Bosnjë & Hercegovinë, organizoi takimin e tretë në Tiranë me qëllim sensibilizimin mbi problematikat mjedisore dhe shkëmbimin kulturor mes të rinjve. Bashkë me APR Tirana u mbollën tre fidanë, nga një për çdo shtet, si simbol i bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu, të rinjtë ballkanas u njohën jo vetëm me historikun e