Organizata ”People in Focus” i bashkohet nismës “Dhuro një Pemë”
Organizata ”People in Focus” në kuadër të projektit ”Youth eco activism for building trust and healthier environment in the Western Balkans” dhe axhendave të takimeve të realizuara në Serbi dhe Bosnjë & Hercegovinë, organizoi takimin e tretë në Tiranë me qëllim sensibilizimin mbi problematikat mjedisore dhe shkëmbimin kulturor mes të rinjve. Bashkë me APR Tirana u mbollën tre fidanë, nga një për çdo shtet, si simbol i bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu, të rinjtë ballkanas u njohën jo vetëm me historikun e parkut më të madh të Tiranës duke u ndalur te Panteoni i Rilindasve, por edhe te atraksionet më të reja të shtuara së fundmi në park.