Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram

    January 2019

    Amfiteatri i Tiranës ka nisur përgatitjen e kalendarit të ri artistik për sezonin Mars – Nëntor 2019 me aktivitete artistike, edukuese, promovuese, konferenca, diplomime etj. Të gjithë të interesuarit do të duhet që të aplikojnë më parë për rezervimin e skenës në linkun: https://aprtirana.al/rezervo-amfiteatrin-e-tiranes/ ose duke dërguar email në adresën: [email protected]. Amfiteatri i Tiranës (rindërtuar nga Bashkia e Tiranës në maj 2018) është arena më e madhe e kryeqytetit me një kapacitet prej 1334 vendesh. I pajisur me një skenë të mbuluar e me ndriçim

    Liqeni Artificial i Tiranës për herë të parë, në janar të 2019, u bë pjesë e sajteve të monitorimit për censusin e shpendëve të ujit. Censusi ka nisur në vitin 1993 dhe kryhet prej 26 vitesh në Shqipëri për çdo mes-janar, sikurse në shumë vende të tjera të botës. Nga vrojtimet u arrit në përfundime si më poshtë: ⇒ Në Liqenin Artificial të Tiranës nga 728 individë shpend ujore u vrojtuan 9 specie. ⇒ Në Liqenin e Farkës nga 64 Individë, 6 specie të vrojtuara

    EDS Foundation me mbështetjen e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit organizoi garën "Shtegu i Gjelbër 2019" me nisje nga Sheshi "Skënderbej" dhe finish në Golem me një gjatësi të trajektores 65 km. Gara Mountain Bike ishte e tipit Individual CrossCountry Marathon. Renditja e tre vdendeve të para: Besmir Banushi vendi i I Daniel Gachnang vendi i II Enris Reçi vendi i III Një ditë ndryshe dedikuar sportit të çiklizmit e jetesës aktive në natyrë!

    https://youtu.be/ErwsSAa7Zp4 Java e parë e janarit shënoi një rënie të konsiderueshmë të temperaturave. Por, pavarësisht të ftohtit, ata që janë të apasionuar pas aktivitetit fizik nuk janë dorëzuar edhe në këto ditë të acarta. Edhe pse jemi në stinën e dimirit, nuk është e thënë që stërvitja duhet lënë pas dore. Duket se më të vendosur janë ata, që prej vitesh bëjnë vrap nga liqeni, pasi tashmë stërvitja për këtë kategori është kthyer në stil jetese. “U bënë shumë vite, gati 10

    https://youtu.be/Bt2XQFc7fSg Nismës së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës i është bashkuar dhe profesori e përkthyesi i njohur i gjuhës frënge, Ilia Lëngu me mbjelljen e dy manjolave në hapësirën e kopshtit “Baballarë dhe Bija”, dhuratë për vajzën dhe mbesën e tij. “I jam shumë mirënjohës profesor Ilia Lëngut, i cili ia ka kushtuar gjithë jetën Akademisë, shkencës, por njeriu ka edhe pasione të tjera në jetë. Pra, asnjë prej nesh nuk është monokromatik, vetëm me një ngjyrë. Ajo që mua më pëlqen

    Magjia e Krishtlindjes zbriti në Tiranë. Artistët më në zë u bashkuan për të uruar kryeqytetasit me një koncert madhështor te Sheshi "Skënderbej" më 24 Dhjetor ora 19:00. Në një natë feste, nën tingujt muzikorë të orkestrës frymore u sollën pjesë nga hitet e Kërshëndellave (mes pjesëve: Noel, La Spangola, Sing-Sing, Feliz Navidad, Nata e qetë, Jingle Bang etj). Me këngëtarët Armando Kllogjeri, Ardita Meni, Linda Kazani e Suzana Frashëri dhe nën dirigjimin e Valmir Xoxe, u organizua koncerti i natës ku lind