Krishtlindje në Tiranë
Magjia e Krishtlindjes zbriti në Tiranë. Artistët më në zë u bashkuan për të uruar kryeqytetasit me një koncert madhështor te Sheshi “Skënderbej” më 24 Dhjetor ora 19:00. Në një natë feste, nën tingujt muzikorë të orkestrës frymore u sollën pjesë nga hitet e Kërshëndellave (mes pjesëve: Noel, La Spangola, Sing-Sing, Feliz Navidad, Nata e qetë, Jingle Bang etj). Me këngëtarët Armando Kllogjeri, Ardita Meni, Linda Kazani e Suzana Frashëri dhe nën dirigjimin e Valmir Xoxe, u organizua koncerti i natës ku lind shpresa për një të ardhme të bardhë!
*Falenderojmë për bashkëpunimin: Geraldina Sposa Official, Le Spot Group; Ndërmarrjen e Dekorit – Bashkia Tiranë, Liceun Artistik “Jordan Misja”, artistët e rinj kërcimtarë të “Shtepia e Endrrave Dance Academy”.
#APRTirana #BashkiaTiranë #GëzuarFestat #HappyNewYear