Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram

    February 2019

    Projekti i rikualifikimit të "Molit të Vakave" pranë digës së Liqenit Artificial Tiranë u hartua si një nevojë për ta kthyer zonën në një hapësirë rekreative multifunksionale. Pjesë e projektit, të financuar nga American Bank of Investments, është flota lundruese me mjete të pastra prej 10 varkash, nga të cilat 3 me vela dhe 14 kanoe. Përurimi i molit, më 14 Shkurt rikthehu pas shumë vitesh shëtitjet me varka në liqen duke e shndërruar Parkun e Liqenit Artificial në destinacionin më të

    Super atmosferë në malin e Dajtit! Muzikë e valle tradicionale, gatime të shijshme, lojëra e argëtim e ndezën Dajti N'Fest për të katërtin vit radhazi duke nisur mbarë një sezon që premton aktivitete të shumta pranë natyrës! Një falenderim shumë i veçantë për bashkëpunëtorët tanë: AKZM, EDS Foundation, Dajti Ekspres e UNDP Albania. Falenderim të veçantë dhe për mbështetësit besnikë: Emergjenca Civile, Ansambli ''Shqiponja'', ''Centro Danza Mimoza'', ''Rexhina Danse'', ''Trade Folk Tirana'', Artizanalet (NBS), Taekwondo Studenti, Cross Fit “Star Gym”;

    Këtë fundjavë mos planifikoni asgjë, pasi Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës, ka menduar për një nga aktivitetet më të bukura dimërore. E kthyer tashmë në një traditë, “Dajti n’Fest” do të mbledh bashkë këtë të shtunë qytetarë nga e gjithë Shqipëria, të apasionuar pas natyrës, sporteve dhe tradicionales. Aktiviteti organizohet nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Më 9 shkurt, organizatorët nxjerrin nga sënduku i kullave malësore, doket dhe zakonet, kostumet, rrëfenjat, zejet, veshjet tradicionale

    Parku i Liqenit mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara përgjatë fundjavës edhe në këto ditë dimri, veçanërisht nga fëmijët të cilët eksplorojnë mundësi pafund për argëtimin  e tyre. Shëtitje në natyrë, lojëra në këndin e fëmijëve, hapësirë për të lexuar, lojërat për të rritur tek fushat multisportive, dhe shumë mundësi të tjera për tu kënaqur gjenden pikërisht këtu. Në çdo orë të ditës do të gjeni plot njerëz që zgjedhin pikërisht këtë hapësirë për të vrapuar apo ecur apo thjesht