Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram

    Moulin Rouge në Amfiteatrin e Tiranës

    Moulin Rouge në Amfiteatrin e Tiranës

     

    Tirana destinacion edhe për artistët me famë botërore!

     

    Shtatë çifte balerinësh nga Tokio, Amsterdami, Moska, Milano, performuan pjesë nga autorët më të mëdhenj të muzikës klasike botërore, por edhe asaj bashkëkohore si: “Pa De Deux” nga Liqeni i Mjelmave”, “Don Kishoti”, “Arrethyesi”, “Korsari”, “Bajadera”, “Zhizel”, etj., duke dhuruar spektakël magjik në skenën e Amfiteatrit të Tiranës. Eventi kërcimit i cili u organizua nga Agjencia e Parqeve dhe rekreacionit – Bashkia Tiranë në bashkëpunim me shoqatën “ZUMBA ART” arriti të sjellë për publikun e Tiranës disa prej emrave më të njohur të baletit botëror, të cilët me performancat e tyre sollën magjinë e kërcimit klasik në skenën e Amfiteatrit të Tiranës. 

    Ardhja e artistëve me famë botërore në Tiranë është një tregues tjetër se kryeqyteti po kthehet në një destinacion edhe për artistët me famë botërore, të cilët deri dje mund t’i shikonim dhe t’i ndiqnim vetëm nëpërmjet ekraneve të televiziorëve apo rrjeteve sociale.

    https://shqiptarja.com/lajm/tirana-destinacion-edhe-per-artistet-me-fame-boterore-dhurojne-spektakel-magjik-tek-amfiteatri-i-tiranes

    Tirana destinacion edhe për artistët me famë botërore, dhurojnë spektakël magjik tek Amfiteatri i Tiranës

    https://sh.time.mk/c/cd4a6c4872/emra-te-skenes-boterore-ne-shfaqjen-takohemi-ne-moulin-rouge.html

    https://sh.time.mk/c/cd4a6c4872/emra-te-skenes-boterore-ne-shfaqjen-takohemi-ne-moulin-rouge.html

    http://abcnews.al/moulin-rouge-yjet-boterore-ne-skenen-e-amfiteatrit/

    Moulin Rouge, shfaqja me emrat e skenave botërore, zbret në Amfiteatrin e Tiranës

    Për më shumë informacion mbi kalendarin e shfaqjeve shkarkoni aplikacionin Tirana Ime Outdoor????
    https://play.google.com/store/apps/details…