Tirana Solidare!
Bëj gjëra të vogla me dashuri të madhe! Tirana solidare, si asnjëherë më parë! Punonjësit e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit i janë bashkuar që në orët e para të mëngjesit, nismës solidare në ndihmë të qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti! I bëjmë thirrje qytetarëve, të cilët nuk rreshtin së telefonuari dhe ofruari ndihmën e tyre, të sjellin ndihmat te Sheshi Skënderbej! Tirana solidare, Tirana njerëzore!
Pyetësori “Mendimi Juaj Vlen”
Kemi bërë shumë, por kemi ende shumë për të bërë! Mendimi juaj vlen dhe është i rëndësishëm për ne, si një guidë e asaj që duhet të përmirësojmë e të kemi prioritet. Andaj hartuam pyetësorin që së bashku të ecim përpara më mirë. ✍️???????? Ndiqni linkun për të dhënë mendimet tuaja:https://www.surveylegend.com/s/1n2b