Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram

    Njoftim – Marrje me qira ambjenti – Pus vaditje

    Njoftim – Marrje me qira ambjenti – Pus vaditje

    Në zbatim të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, nenit 7, të ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, (i ndryshuar), ligjit Nr. 68, datë 27.04.2017 “Për financat e Vetëqeverisjes Vendore”, VKB-së Nr. 157, datë 26.12.2019 “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2020-2022 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2020”, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit kërkon të marrë me qira ambjent të përshtatshëm pus vaditje, me këto kritere dhe specifikime si më poshtë vijon:

    • Pika duhet të jetë brenda vijës së verdhë të Bashkisë Tiranë
    • Të ketë aksesin e hyrjes/daljes
    • Të jetë jo më shumë se 5m nga rruga kryesore.
    • Kapaciteti në muajt korrik dhe gusht të jetë mbi 8 lit/sek
    • Të jetë i izoluar me kapak.
    • Të jetë i paisur me pompë elektrike thithëse
    • Të ketë kontratë me OSHEE dhe UKT

    Oferta e qiradhënësit duhet të jetë e shoqëruar me: 

    • Kërkesa e subjektit/individit për pjesëmarrje në konkurrim.
    • Deklarata e hollësishme për vënien ne funksionim të objektit dhe pajisjeve.
    • Dokument pronësie ose kontratë qiramarrje me të drejtë qiradhënie.
    • Përshkrim i gjendjes së objektit.
    • Përshkrim i gjendjes së pajisjeve të tij.
    • Fotokopje e kartës së identitetit të ofertuesit qiradhënës.
    • Ekstrakti QKR-së (nqs është subjekt tregtar).
    • Oferta e qiradhënësit duhet të specifikojë çmimin mujor të qirasë.
    • Të interesuarit (ofertuesit qiradhënës) duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin brenda datës 13. 03.2020, pranë zyrës së Protokollit në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.

    Kontrata e qiramarrjes quhet e lidhur dhe hyn në fuqi ditën e nënshkrimit të saj nga APR (Qiramarrësi) dhe Ofertuesi (qiradhënës) i shpallur fitues.

    Oferta fituese do të jetë: Oferta e cila, në bazë të kritereve dhe kërkesave të përcaktuara në “Njoftimin për Publikim”ose “Website-in Zyrtar” plotëson kërkesat e APR-së për objektin e kontratës së qiramarrjes  me cmimin më të ulët,  ose Oferta ekonomikisht më e favorshme, bazuar në kriteret dhe kërkesat e përcaktuara në“Njoftimin për Publikim” ose “Website-in Zyrtar” nga APR për objektin e kontratës së qiramarrjes, të shpallur pranë stendave të institucionit të APR.