Ditët e vjeshtës në Parkun e Madh
https://youtu.be/FI_VEBCZcZU Një ditë tetori në Parkun e Madh të Liqenit, ku qytetarët i gëzohen rrezeve të diellit, pa harruar masat anti covid!
Koncerti “Zëri i shpirtit” në Amfiteatrin e Tiranës
https://youtu.be/6_ozT8A19pE Një mini-koncert nostalgjik me këngët më të bukura, hite ndër vite, me tekst të poeteshës Zhuliana Jorganxhi, bëri bashkë artistët më të njohur në vend nën moderimin e Silvana Braçes në Amfiteatrin e Liqenit. Koncerti “Zëri i shpirtit” bëri bashkë këngëtarët shqiptarë për të interpretuar hitet e shkruara ndër vite nga poetja e njohur Zhuliana Jorganxhi.
Aktivitete kulturore në Amfiteatër!
Një javë e mbushur me aktivitete kulturore, që qytetarët e shijuan shumë, sidomos për faktin që u zhvilluan në Amfiteatër, në natyrë, në ajër të pastër dhe me distancë! Java që lamë pas kishte mjaft batuta, muzikë, kërcime, të qeshura, emocione e plot duartrokitje për protagonistët e koncertit "Beethoven në Amfiteatër", Festivalit të Filmit Suedez dhe Festivalit ArtLink!
Urime nga stafi i APR
https://youtu.be/8hXNLvV-9BU Gëzuar 5 vjetorin APR, gëzuar të gjithë ju që ishit dhe ju që jeni pjesë e saj, që dhatë e jepni çdo ditë nga vetja, çfarë mundët e çfarë kishit për të, për qytetin, për komunitetin!
5 vite APR
https://youtu.be/wJhv7Bvjcbc Gëzuar 5 vjetorin APR! Çdo vit që vjen, urojmë të na gjejë të realizuar në projektet dhe synimet tona të përbashkëta me besim dhe shpresëplotë se nga ne nuk do të reshtë dashuria dhe përkushtimi për një qytet të shëndetshëm!????????????????????????