Koncerti “Zëri i shpirtit” në Amfiteatrin e Tiranës
Një mini-koncert nostalgjik me këngët më të bukura, hite ndër vite, me tekst të poeteshës Zhuliana Jorganxhi, bëri bashkë artistët më të njohur në vend nën moderimin e Silvana Braçes në Amfiteatrin e Liqenit. Koncerti “Zëri i shpirtit” bëri bashkë këngëtarët shqiptarë për të interpretuar hitet e shkruara ndër vite nga poetja e njohur Zhuliana Jorganxhi.