Mbjellje të reja në Parkun e Liqenit!
Shfrytëzojmë ditët me diell për mbjellje të reja në park! Kolegët tanë të gjelbërimit i shtuan sot Parkut të Madh të Liqenit 80 pemë, mes tyre 60 panja dhe 20 bli! Më shumë oksigjen në park, më shumë frymëmarrje në qytet, më shumë jetë e shëndet!