E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

January 2021

  Terrene të reja sportive në çdo zonë të kryeqytetit për të inkurajuar fëmijët dhe të rinjtë drejt aktivitetit fizik, që ata të argëtohen, socializohen dhe më e rëndësishmja, të kenë një jetë aktive e të shëndetshme! Fushat e reja të volejbollit, basketbollit dhe minifutbollit në Laprakë, te "21 Dhjetori", Komuna e Parisit, ish-Fusha e Aviacionit dhe Shkolla e Bashkuar thuajse kanë përfunduar dhe për pak ditë presim të nisin ndeshjet e para!

Një stol i ri i shtohet nga sot shëtitores "Lasgush Poradeci", dhuratë nga Aida për Parkun e Madh të Liqenit! Mirënjohje të gjithë qytetarëve që na janë bashkuar me zemër në nismën "Dhuro një stol", duke na dhënë një dorë në "qëndismat" tona të përditshme në park!

Task Forca e APR, në këmbë që në orët e para të mëngjesit për të shmangur problemet që mund të sjell shiu i dendur i këtyre ditëve! Ulim rezikun e bllokimit të shkarkimeve nga gjethet e degët e rëna! Ndaj tregojmë kujdes të shtuar në mirëmbajtjen e kanaleve, pusetave e kunetave, që rrugët e parkut të mos rrezikojnë përmbytjen, por të shkëlqejnë e të jenë të sigurta për frekuentuesit!