Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram

    March 2021

    Misioni i Sweden Alumni Network Albania është të sjellë shembuj të mirë dhe aktivitete të shëndetshme për shoqërinë! A mund të ketë shembull më të vlefshëm se të kujdesesh për natyrën, duke dhuruar pemë për parkun, qytetin, komunitetin ku ti bën pjesë? Këto ditë, anëtarët e bordit Sweden Alumni Network Albania mbollën 7 pemë manjola në Parkun e Madh të Liqenit, duke kontribuar në nismën tonë të madhe për gjelbërimin e qytetit "Dhuro pemë për Tiranën". Faleminderit!

    Kupa e pranverës këtë vit u fitua nga ekipi "Teuta", megjithëse jo më pak shkëlqyen edhe vajzat e skuadrave të tjera! Një mini kampionat për të provuar veten, një sfidë, por mbi të gjitha një mundësi më shumë për t'u argëtuar në natyrë, te Fushat Multisportive në Parkun e Liqenit, gjithçka në kuadër të promovimit të basketbollit të vajzave! Suksese në ndeshje të tjera!

    Galaktikët në mision! Në Parkun e Madh të Liqenit, por kësaj here jo për ndeshje basketbolli, as për lojëra të tjera që ata i bëjnë aq shpesh atje! Me mision ndërgjegjësimin për mjedisin, galaktikët na u bashkuan në nismën "Dhuro pemë për Tiranën", duke mbjellë tre pemë mimoza, lulja e së cilave cilësohet që sjell lumturinë kolektive, si e para lule që çel në pranverë, si dhe për shkak të aromës saj të fortë e karakteristike! Faleminderit fëmijë për kontributin

    Mediat vizive dhe sociale pasqyrojnë vizitën e kryeministrit Edi Rama në pikën më të re atraktive që po merr jetë në Parkun e Liqenit! https://www.botasot.info/shqiperia/1546641/rama-dhe-veliaj-te-liqeni-nje-tjeter-oaz-sportiv-shezlonge-dhe-nje-mol-i-shtohen-parkut/?fbclid=IwAR3iIcUcqqAkhdlTeTwahPSlP8TVnus9y5kEYbGBxTWbZ12EnHVwJdJGMWw http://ata.gov.al/2021/03/28/liqeni-i-tiranes-kendi-i-ri-i-tenisit-nje-tjeter-oaz-sportiv-qe-u-shtohet-femijeve-e-te-rinjve/?fbclid=IwAR3onGcadh-F62QUtJJEmyuWBeM9N9Fx-QFyhxjqhqV855LU2RCdPJuoRww https://lexo.com.al/2021/03/28/rama-te-kendi-i-ri-i-tenisit-ne-liqenin-e-tiranes-nje-tjeter-oaz-sportiv-qe-u-shtohet-femijeve-e-te-rinjve/?fbclid=IwAR0Y--8agzBipidyxWZidfdQ4itMwI3YpBaIQVNoWpBvh9JHgy85HGjWbmQ https://www.balkanweb.com/gjetem-dosa-e-dhi-rama-tek-kendi-i-ri-i-tenisit-tek-liqeni-i-tiranes-tjeter-oaz-sportiv-qe-u-shtohet-femijeve-dhe-te-rinjve/?fbclid=IwAR20caQs_MR1lH9pUqMNRFDUpQeC7BHw-JQS-hWgeNXg4dsTW8J6D-J9bzg https://shqiptarja.com/lajm/rama-te-kendi-i-ri-i-tenisit-ne-liqenin-e-tiranes-nje-tjeter-oaz-sportiv-qe-u-shtohet-femijeve-e-te-rinjve?r=pop5s&fbclid=IwAR3NjX3RA4vdpmsGvaFWUWJ6pP8BsMDn-y8YHYj0NrCBW7-1HPPKuNlvjc4

    #RunForSyndromeDown#BeActive#UnifiedWalk Ndërgjegjësojmë, informojmë dhe promovojmë jetën aktive në mbarë komunitetin pa asnjë dallim! Një e dielë super sot te Parku i Liqenit, bashkë me të rinjtë e Special Olympics Albania. #UnifiedWalk, aktivitete dhe plot lojëra gjithëpërfshirëse tek Fushat Multisportive në disiplinat: Futboll, Basketboll, Volejboll, Badminton, Atletikë etj.

    “Rizbulojmë Parkun” së bashku me arkitektin Andi Papastefani! Ecje në një nga veprat më të bukura të arkitekturës landscape, por edhe ekspozitë me punime të studentëve, me peisazhet dhe veprat e artit që gjenden në Parkun e Pallatit të Brigadave, një monument i trashëgimisë kulturore me interes të veçantë për studiuesit, historianët, arkitektët dhe vizitorët e shumtë ndër vite!