
Një 8 Mars në Fushat Multisportive pranë Parkut të Madh!
Një 8 Mars në Fushat Multisportive pranë Parkut të Madh, ku ikonat e basketbollit të femrave ndër vite ndanë me talentet e reja mesazhe, nostaligjinë dhe dashurinë për rrugën e tyre të përbashkët, rrugën e gjatë e të bukur të sportit! Me këtë rast, Prof. Klodeta Dibra, Prof. Ela Xhyra dhe koleget e tjera nuk e humbën mundësinë e një ndeshjeje me sportistet e reja, duke kujtuar sërish vitet kur luanin plot pasion, energji dhe dëshirë!