
Profesor Ilia Lëngu mbolli një pemë bli në Parkun e Madh!
Ai e dashuron natyrën, kujdeset e kontribuon për të, si për një vepër, shumë prej të cilave ai ka shkruar, studiuar e përkthyer për vite e vite me radhë! Në këtë fillim pranvere, Profesor Ilia Lëngu mbolli një pemë bli, duke ia dhuruar Parkut të Madh me shumë dashuri, siç ai ka bërë për katër vite me radhë! Çdo pemë e mbjellë nga profesori mbart një dedikim për më të dashurit e tij të zemrës, të cilët gjithashtu e shoqërojnë shpesh në oazin e tij të preferuar, Parkun e Madh!