
Tashmë edhe gjysh Selmani ka pemën e tij në park!
Nisma “Dhuro pemë për Tiranën” s’ndalet, ndërsa Parku i Madh i Liqenit mbushet dita-ditës me pemë të dhuruara nga ju qytetarë që mendoni se të gjithë nga pak mund të bëjmë shumë për qytetin tonë! Tashmë edhe gjysh Selmani ka pemën e tij në park, një bli të cilin e zgjodhi Xhevi dhe vajza e saj, si një ndër pemët me aromën më të këndshme përreth!