
Galaktikët na u bashkuan në nismën “Dhuro pemë për Tiranën” !
Galaktikët në mision! Në Parkun e Madh të Liqenit, por kësaj here jo për ndeshje basketbolli, as për lojëra të tjera që ata i bëjnë aq shpesh atje! Me mision ndërgjegjësimin për mjedisin, galaktikët na u bashkuan në nismën “Dhuro pemë për Tiranën”, duke mbjellë tre pemë mimoza, lulja e së cilave cilësohet që sjell lumturinë kolektive, si e para lule që çel në pranverë, si dhe për shkak të aromës saj të fortë e karakteristike! Faleminderit fëmijë për kontributin dhe shembullin që ju përcillni edhe për bashkëmoshatarët tuaj!