
Një mini kampionat për t’u argëtuar në natyrë!
Kupa e pranverës këtë vit u fitua nga ekipi “Teuta”, megjithëse jo më pak shkëlqyen edhe vajzat e skuadrave të tjera! Një mini kampionat për të provuar veten, një sfidë, por mbi të gjitha një mundësi më shumë për t’u argëtuar në natyrë, te Fushat Multisportive në Parkun e Liqenit, gjithçka në kuadër të promovimit të basketbollit të vajzave! Suksese në ndeshje të tjera!