E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

April 2021

Me nxënësit e "Viktor Hygosë", në Parkun e Madh të Liqenit, ku prej kohësh zhvillojmë "Orët e Gjelbra në Park”, nismë e APR për edukimin dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve e të rinjve ndaj problemeve mjedisore! Çdo javë mirëpresim klasa të ndryshme për orë mësimore mbi natyrën, ambientin, ekosistemet dhe florën e faunën në parqet e Tiranës. E ardhmja ndërtohet më e mirë nga edukimi i sotëm

Shfrytëzojmë ditët e ngrohta të pranverës për të shtuar listën e shtigjeve të shënjestruara në aplikacionin Tirana Ime Outdoor. Këtë radhë ndoqëm shtegun drejt Shënkollit në Petrelë. Një aktivitet i një shkalle vështirësie të lehtë dhe ideal për të gjithë ata që dëshirojnë të nisin ecjet, duke shijuar harlisjen e natyrës nëpër rrethinat e Tiranës. Për më shumë info mbi shtigjet dhe si mund të mbërrini në destinacion shkarko app TIO: https://aprtirana.al/shkarko-aplikacionin-tio/

Në Ditën e Tokës, Ezra mbushi plot 5 vjeçe, ndaj dhe mami, tezja e Zhaklin menduan ta surprizojnë, duke mbjellë së bashku një pemë Bli në Parkun e Madh të Liqenit! Përveçse një ndër pemët me aromën më të këndshme, Bliri po ashtu do të na dhurojë oksigjen si dhe do të na zbukurojë më shumë parkun! Për t'u bashkuar me nismën tonë "Dhuro pemë për Tiranën", ndiqni linkun:https://aprtirana.al/

Një tjetër shteg i shtohet së fundi aplikacionit ''Tirana Ime Outdoor'' (TIO)! Bëhet fjalë për shtegun drejt fshatit të Zaranikës, kufiri ndarës mes Baldushkut e Petrelës. Meqë ditët e ngrohta afruan, ua këshillojmë në fundjavë një aktivitet të tillë, të një shkalle vështirësie të lehtë dhe ideal për të gjithë ata që dëshirojnë të fillojnë ecjet në natyrë. Për më shumë informacion mbi rrethinat, shtigjet dhe si mund të mbërrini në destinacion shkarkoni busullën tuaj virtuale, app TIO: https://aprtirana.al/shkarko-aplikacionin-tio/

Ku ka më bukur se në Ditën e Tokës t'i bashkohesh nismës më të përkrahur, më të ndjeshme e më të dashur nga komuniteti, nismës "Dhuro pemë për Tiranën"!Pikërisht në kuadër të kësaj dite të veçantë, përfaqësueset e nderuara nga Drejtoria e Integrimit Evropian dhe Projekteve të Huaja mbollën një pemë Kamelia në Parkun e Madh të Liqenit. Faleminderit nga zemra!

Java Ndërkombëtare e Tokës këtë vit vjen nën sloganin: “Jo të gjitha klasat kanë mure betoni - të mësojmë nga natyra ”! Ndaj nxënësit e Shkolla Jopublike KRISTAQ RAMA zgjodhën "Syrin e Qiellit" në Parkun e Madh për të prezantuar punimet e tyre të veçanta me materiale të ricikluara. Ju lumtë fëmijë për vullnetin, përkushtimin dhe dëshirën për të mësuar gjithnjë e më shumë rreth tokës, natyrës, mjedisit që na rrethon!

Fëmijët janë më të mirët në përçimin e mesazheve! Ditën e Tokës, ne e festuam bashkë me nxënësit e New York Basic Education në një aktivitet me mbjellje bimësh e pemësh, pastrim të mjedisit, ekspozitë me postera, punime artistike e mjete shkencore të ricikluara, sfilatë me veshje të ricikluara e plot ide të tjera të dobishme në kuadër të kësaj dite ndërgjegjësuese për edukimin e fëmijëve me natyrën, burimet e përfitimet që ajo jep dhe kujdesin e respektin që duhet

"Rikthe Tokën Tonë"! Një apel, një mesazh, një dëshirë, që miliona e miliona njerëz në mbarë botën përcjellin sot në Ditën e Tokës! 22 Prilli festohet çdo vit për të kujtuar secilin prej nesh se Toka dhe ekosistemet e saj na sigurojnë jetë dhe ushqim, ndaj është një përgjegjësi kolektive për të promovuar harmoninë me natyrën dhe Tokën, për të arritur një ekuilibër midis nevojave ekonomike, sociale dhe mjedisore të brezave të tanishëm dhe të ardhshëm të njerëzimit!