
Një shesh i ri rekreativ po bëhet gati për fëmijët në zonën e Yzberishtit!
Një shesh i ri rekreativ po bëhet gati për fëmijët në zonën e Yzberishtit! Kolegët kanë nisur punën për rehabilitimin e një hapësire prej 311 metra katrorë pranë rrugës “Joklin Persi”, ku do të instalohen 6 module lodra, 10 stola, 2 kosha mbetjesh urbane, 4 ndriçues, e gjitha e rrethuar nga 16 pemë manjola e kumbulla të kuqe, ligustër dhe sipërfaqe bari. Së shpejti, të vegjlit do të kenë një vend argëtimi pranë banesës, ndërsa të rriturit një mundësi çlodhjeje në stolat dhe hapësirën e gjelbëruar përreth!