
“Jo të gjitha klasat kanë mure betoni – të mësojmë nga natyra ”!
Java Ndërkombëtare e Tokës këtë vit vjen nën sloganin: “Jo të gjitha klasat kanë mure betoni – të mësojmë nga natyra ”! Ndaj nxënësit e Shkolla Jopublike KRISTAQ RAMA zgjodhën “Syrin e Qiellit” në Parkun e Madh për të prezantuar punimet e tyre të veçanta me materiale të ricikluara. Ju lumtë fëmijë për vullnetin, përkushtimin dhe dëshirën për të mësuar gjithnjë e më shumë rreth tokës, natyrës, mjedisit që na rrethon!