
Një tjetër shteg i shtohet së fundi aplikacionit ”Tirana Ime Outdoor” (TIO)!
Një tjetër shteg i shtohet së fundi aplikacionit ”Tirana Ime Outdoor” (TIO)! Bëhet fjalë për shtegun drejt fshatit të Zaranikës, kufiri ndarës mes Baldushkut e Petrelës. Meqë ditët e ngrohta afruan, ua këshillojmë në fundjavë një aktivitet të tillë, të një shkalle vështirësie të lehtë dhe ideal për të gjithë ata që dëshirojnë të fillojnë ecjet në natyrë. Për më shumë informacion mbi rrethinat, shtigjet dhe si mund të mbërrini në destinacion shkarkoni busullën tuaj virtuale, app TIO: https://aprtirana.al/shkarko-aplikacionin-tio/