Fundjavë në Bovillë? Pse jo!
https://youtu.be/6z9x58GiFp8 Fundjavë në Bovillë? Pse jo! Të shijosh një natyrë super të bukur në ecje apo pedalim, jo larg kryeqytetit! Me Tirana Ime Outdoor mbetëm të kënaqur, presim mbresat tuaja këtë fundjavë! Na ndiqni te "Rreze dielli" në Report Tv!Të tjera shtigje dhe destinacione për fundjavat tuaja i gjeni fare lehtë duke shkarkuar aplikacionin TIO: https://aprtirana.al/shkarko-aplikacionin-tio
“Rizbulojmë Parkun”!
“Rizbulojmë Parkun” me nxënësit e Shkolla Private “Elite” Tirane! Një ditë ndryshe për ne dhe të rinjtë, teksa së bashku shëtisim në Parkun e Pallatit të Brigadave, një nga veprat më të bukura të arkitekturës landscape, për t'u njohur me historikun dhe arkitekturën e godinës, me peisazhet dhe veprat e artit që gjenden brenda tij!
Njohim llojet e shpendëve autoktonë në Parkun e Madh!
Duke ngritur foletë e zogjve në park, së bashku me nxënësit e Shkolla Jopublike KRISTAQ RAMA dhe ECO Tirana. Laboratori didaktik i foleve me material të ricikluar druri i ndihmon nxënësit që përveçse të ndërtojnë një shtëpi për zogjtë e parkut, ata të ndërgjegjësohen edhe në mbrojtjen e mjedisit. Po aq sa kontributi për një strehë të sigurt, për fëmijët ishte i rëndësishëm dhe informacioni për t'u njohur me llojet e shpendëve autoktonë në Parkun e Madh!
Një dhuratë për frekuentuesit e parkut!
Jo vetëm një hapësirë e këndshme për foto, por dhe për ta shijuar ulur në barin e njomë nën pemët e gjelbëruara apo stolat përreth, pas një shëtitjeje të gjatë rrugicëzave të hijezuara nëpër park! Madje ka dhe një çezmë për t'u freskuar nga vapa e këtyre ditëve! Një sipërfaqe e rikualifikuar dhe e punuar me kujdes nga kolegët tanë të terrenit, si dhuratë për frekuentuesit e parkut.
Është pranverë, është koha për piknik!
Është pranverë, është koha për piknik! Dhe nxënësit e New York Basic Education e shijuan aq shumë ditën në Parkun e Liqenit të Farkës, shoqëruar me shumë lojëra, pikturë, krijimtari artistike. Sa më shumë kohë kalojmë në natyrë, aq më shumë lidhemi me të!
Dita Evropiane e Parqeve vjen këtë vit me një mesazh mjaft të veçantë: Parqet e gjeneratës tjetër!
https://youtu.be/6wmbyR7-bPs Dita Evropiane e Parqeve vjen këtë vit me një mesazh mjaft të veçantë: Parqet e gjeneratës tjetër! Por si e gjen Tiranën, kjo ditë e shënuar, e cila na rikujton vëmendjen që duhet të tregojmë ndaj natyrës, parqeve, mjedisit? Erinda Fino, Drejtore e Përgjithshme e APR, tregon për emisionin "7pa5" në Vizion+ se sot Tirana është më e gjelbër, me më shumë parqe, më shumë hapësira të gjelbra për fëmijët e të rriturit. Parqet dhe rekreacioni janë dy shtyllat mbi
Në vigjilje të Ditës Evropiane të Parqeve, fëmijët e QKKF shpalosën talentin e tyre!
Natyra na frymëzon të gjithëve, por vogëlushët ca më shumë! E ku më mirë se në Parkun e Madh? Në vigjilje të Ditës Evropiane të Parqeve, fëmijët e QKKF shpalosën talentin e tyre në pikturë dhe interpretim instrumentash, duke dhuruar çaste të bukura edhe për frekuentuesit e parkut në këtë fundjavë të ngrohtë e me diell!
Yoga në natyrë, për një mendje, shpirt dhe trup të shëndetshëm!
Nisëm fundjavën me yoga në natyrë, për një mendje, shpirt dhe trup të shëndetshëm me instruktor Klodian Muratin! Meqë tashmë jemi në ditë të nxehta dhe me diell kemi edhe një arsye më shumë për të praktikuar yoga në Parkun e Madh të Liqenit, aty ku era na përkëdhel lehtësisht, ku dëgjojmë cicërimat e zogjve dhe mbi të gjitha jemi në ajër të pastër!
“Ne jemi pjesë e zgjidhjes #PërNatyrën”!
#BiodiversityDay2021#ForNature "Ne jemi pjesë e zgjidhjes #PërNatyrën"! Nuk është thjeshtë një slogan i zgjedhur në Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit, por një e vërtetë, të cilën duhet ta mbajmë parasysh çdo ditë të jetës sonë! Cënimi i shumëllojshmërisë biologjike na kërcënon të gjithëve, ndërsa bashkëjetesa jonë në harmoni me natyrën, mbrojtja dhe përkujdesi ndaj saj është çelësi për një jetesë cilësore, të shëndetshme dhe të paqtë!
Shtegu i ngjyrave, nga Tirana në Daias!
https://youtu.be/NyAvT6254-o Si thoni për "Shtegun e ngjyrave", si destinacion të kësaj fundjave? Nga Tirana në Daias, një fshat në Petrelë rreth 13 km larg qytetit. Përgjatë shtegut vijohet për në Gurrën e Madhe, ku mund të ndaleni te Liqeni i Gurrës. Super natyrë, super udhëtim, super fundjavë. Për më shumë ndiqni kronikën nga "Rreze dielli" në Report Tv!