
“Rizbulojmë Parkun” në kuadër të Javës Botërore të Parqeve!
“Rizbulojmë Parkun” në kuadër të Javës Botërore të Parqeve! Ecje së bashku me nxënësit e Shkolla-“Mihal Grameno” në Parkun e Pallatit të Brigadave, një nga veprat më të bukura të arkitekturës landscape! Tema e këtij viti inkurajon njerëzit të mendojnë se çfarë kanë për të ofruar komunitetet e tyre lokale dhe çfarë domethënie kanë këto hapësira lokale për ta. Ky park t’i ofron të gjitha; shëtitje, gjelbërim dhe trashëgimi kulturore, mjedisore e monumentale!