Tirana Ime Outdoor- Aplikacioni që zbulon Tiranën!
Pandemia na diktoi një mënyrë tjetër sjellje dhe të gjithë i kthyem sytë nga natyra, si aleati kryesor i shëndetit, veçanërisht gjatë këtij viti të vështirë. Edhe ekipi i APR përshtati mënyrën e organizimit, duke realizuar jo më aktivitete masive me shumë pjesëmarrës, por në grupe të vogla si përshembull “Orët e gjelbra”, “Mbill lulen tënde”, “Mësojmë prej natyrës” etj., me nxënës që frekuentonin të njëjtën klasë, ndërsa Tirana Ime Outdoor, aplikacioni që zbulon Tiranën pati në fokus edhe shtigjet larg qendrave të grumbullimit të njerëzve, duke shpalosur kurorën e gjelbër të Tiranës. Për më shumë rreth TIO dhe aktiviteteve të zhvilluara nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, ndiqni intervistën e Erinda Fino, drejtore e përgjithshme e APR, për emisionin “Rreze dielli” në Report Tv!