“Zbulojmë botën e kërpudhave” – hulumtimi 50 vjeçar i profesor Ilia Lëngut për emisionin “Rreze dielli” !
“Nismëtim”, hulumtimi 50 vjeçar i profesor Ilia Lëngut, një përpjekje e parë për të njohur kërpudhat, që fëmijëve e të rinjve, autori ka zgjedhur t’ua shpjegojë personalisht në Parkun e Madh të Liqenit! Cilat kërpudha mund të mbledhim e konsumojmë, cilat janë ato të rrezikshmet, një informacion i hollësishëm, të cilin profesor Ilia e ndan me kënaqësi me nxënës të shkollave të ndryshme në aktivitetin e përjavshëm në bashkëpunim me APR, “Mësojmë prej natyrës-Zbulojmë botën e kërpudhave”. Për më tepër rreth këtij aktiviteti, ndiqni intervistën e tij për emisionin “Rreze dielli” në Report Tv.