
“Një ditë në universitet”, me studentët e FSHP dhe FMV në Universitetin Bujqësor të Tiranës!
“Një ditë në universitet”, me studentët e FSHP dhe FMV në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me dëshirën për të gjeneruar cilësi, profesionistë dhe shërbime më të mira komunitare! Një takim prezantues, por mjaft i rëndësishëm dhe në të mirë të studentëve, të cilët patën rastin të njihen më nga afër me rëndësinë që kanë veçanërisht degë të tilla si; inxhinieria pyjore, menaxhim mjedisi, urbanistika, arkitektura e peisazhit, hortikultura, kopshtaria e shumë të tjera, si dhe hapësirat orientuese e mundësitë e punësimit të të rinjve në këta sektorë që ndërlidhen drejtpërsërdrejti me një sërë shërbimesh të ofruara në Bashkinë e Tiranës. Bashkëpunimi do të vijojë, ndërsa përgatitemi për nënshkrimin e një marrëveshjeje konkrete!