E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

May 2021

https://www.youtube.com/watch?v=atOZZ4fxDhU Një oaz reflektimi, nën hijeshinë e 56 selvive në Parkun e Liqenit, për familjet e 56 mjekëve që humbën jetën në betejën kundër Covid-19. Faleminderit Katerinës dhe të rinjve nga Këshilli Mjedisor i Tiranës për idenë, por edhe Luanit dhe miqve nga Dhoma e Zejtarisë për mbështetjen – qytetarë të mirë, që krijuan me dashuri një kënd të kujtesës për të mos harruar!

Lojëra, socializim, argëtim, ëmbëlsira e plot dhurata në Parkun e Liqenit, në këtë ditë feste! Te Fushat Multisportive, së bashku me dhjetëra fëmijë në nevojë, për të tretin vit radhazi ndamë gëzimin e festës së Fiter Bajramit, duke u përfshirë në lojëra të ndryshme si; futboll, basketboll, lojra kreative, animator etj. Në mbyllje, fëmijët iu gëzuan dhe ëmbëlsirave e dhuratave që u shpërndanë për ta!

https://www.youtube.com/watch?v=MP-53HmRIPE&t=360s "Nismëtim", hulumtimi 50 vjeçar i profesor Ilia Lëngut, një përpjekje e parë për të njohur kërpudhat, që fëmijëve e të rinjve, autori ka zgjedhur t'ua shpjegojë personalisht në Parkun e Madh të Liqenit! Cilat kërpudha mund të mbledhim e konsumojmë, cilat janë ato të rrezikshmet, një informacion i hollësishëm, të cilin profesor Ilia e ndan me kënaqësi me nxënës të shkollave të ndryshme në aktivitetin e përjavshëm në bashkëpunim me APR, "Mësojmë prej natyrës-Zbulojmë botën e kërpudhave". Për më tepër

https://youtu.be/mvfgvTa-6a0 Afrimi i qytetarëve me natyrën, si misioni kryesor i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit! Në një intervistë për emisionin "Mirëmëngjes Shqipëri", Drejtori i Drejtorisë së Gjelbërimit Dekorativ në APR, Genci Haxhiu tregon nismat dhe aktivitetet e organizuara që nga "Dhuro pemë për Tiranën", "Mbill lulen tënde", "Orët e Gjelbra", "Mësojmë prej natyrës" etj., me fëmijë e të rritur nëpër parqet e Tiranës.

https://youtu.be/nTrQNrYcYOk Pandemia na diktoi një mënyrë tjetër sjellje dhe të gjithë i kthyem sytë nga natyra, si aleati kryesor i shëndetit, veçanërisht gjatë këtij viti të vështirë. Edhe ekipi i APR përshtati mënyrën e organizimit, duke realizuar jo më aktivitete masive me shumë pjesëmarrës, por në grupe të vogla si përshembull "Orët e gjelbra", "Mbill lulen tënde", "Mësojmë prej natyrës" etj., me nxënës që frekuentonin të njëjtën klasë, ndërsa Tirana Ime Outdoor, aplikacioni që zbulon Tiranën pati në fokus edhe shtigjet

Wings For Life World Run", ose "Vrapo për ata që nuk munden"! Si në shumë vende të tjera të Botës, edhe në Tiranë, te Parku i Madh i Liqenit u zhvillua maratona e përvitshme e vrapit, me pjesëmarrjen e 150 vrapuesve të regjistruar nga APP Run Tirana. Një ditë në natyrë, duke u stërvitur dhe duke u ndjerë të lidhur me njerëz në të gjithë botën. Çdo garues, këtu është fitimtar!

“Fragmente të Arkitekturës Bashkëkohore Shqiptare” çel siparin e eventeve kulturore te "Reja"! Pas promovimit të librit me autorë Armand Vokshin dhe Nesila Hajdinin, ekspozita e tyre me të njëjtin emër, e cila sjell copëza arkitekture, pjesë të zhvillimit të arkitekturës bashkëkohore shqiptare të realizuar në territoret mbarë shqiptare, do të qëndrojë e hapur për qytetarët deri me datë 16 Maj. Ejani ta ndiqni nga afër