
Dita Botërore e Mjedisit
Sot është Dita Botërore e Mjedisit, njëngjarje e përvitshme që kujtohet për të inkurajuar ndërgjegjësimin dhe veprimin në mbarë botën për mbrojtjen e mjedisit! Motoja e këtij viti është “Rikuperimi i ekosistemeve”, ndihma që ne mund t’i japim natyrës në kthimin e ekosistemeve në gjendjen e tyre fillestare, natyrore, duke mbjellë në mënyrë aktive pemë ose duke ndalur dëmtimin e tyre, duke mbrojtur mjedisin dhe zvogëluar nivelin e ndotjes, duke rikuperuar mjediset e degraduara nga shpyllëzimi, duke ruajtur dhe promovuar ekosistemet e paprekura!