
Suksese Najada!
Ne si APR jemi si familje e madhe dhe gëzojmë për sukseset e njëri-tjetrit, apo të fëmijëve tanë! Këtë herë na bëri krenarë, vajza e punëtorit tonë të përkushtuar Ilirjanit, Najada Sulollari, e cila fitoi çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar “Tirana Talent”! Ne kishim besim tek ti Najada, kur kohë më parë si staf vendosëm të të surprizonim me instrumentin që ti e doje aq shumë, violinën! Sot, duke të uruar suksese të mëtejshme, ne të falenderojmë që e shpërbleve besimin tonë në mënyrën më të mirë, me çmim të parë në një konkurs prestigjioz si ai i “Tirana Talent”!