E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

July 2021

E kush nuk këndon e nuk kërcen, kur dëgjon Aleksandër Gjokën, Redon Makashin, apo Era Rusin? Vijojnë mbrëmjet festive në Amfiteatër, me muzikë të përzgjedhur e këngëtarë të dashur, që na dhurojnë emocione sa herë këndojnë, live edhe më shumë, se i shoqërojmë të gjithë!

#DhuroPemëPërTiranën #AprBashkiaTiranë Nga sot, në Parkun e Madh të Liqenit do të rritet mes shumë të tjerave edhe një pemë e re ulliri! Në kujtim të ditëlindjes së të atit, Altea dhe familja e saj mbollën në park pemën e tij të preferuar! Faleminderit për kontributin familja Krajka! Për t'u bashkuar me ne në nismën "Dhuro pemë për Tiranën", ndiqni linkun:https://aprtirana.al/

Edicioni i 3-të i koncertit “Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë” ishte një festë e vërtetë në Amfiteatër! Me këngëtarët më të dashur të muzikës së lehtë e asaj popullore, që nga grupi "Ali Pashë Tepelena", Ylli Baka, Aurel Thëllimi, Eranda Libohova, Ermira Babaliu, Paro, Valbona Halili, Gëzim Nika etj., kënduan e kërcyen edhe qytetarët, që dinin thuajse çdo këngë të tyre! Mbrëmjet verore në Amfiteatër janë më të bukurat!

Korriku është muaji i piknikut dhe Tirana ofron disa destinacione perfekte për familje dhe grupe miqsh që dëshirojnë të kalojnë kohë në natyrë me sport, shëtitje, por dhe për të shijuar produktet organike nga bahçet e rrethinave të Tiranës. Për të mësuar më shumë rreth destinacioneve të gjelbra, ndiqni në "Rreze Dielli", Ana Toçin që do iu rrëfejë për shtigjet dhe vende të reja piktoreske shumë pranë Tiranës!

Dhe thoni po të doni që nuk është kampi më i bukur i momentit! Me fëmijë të lumtur, lojëra të këndshme, miqësi të bukura. Te Tirana Kampi Sportiv po mësojmë lojën e tenisit në fushat më të reja në park, si të mirëmbajmë biçikletën, si dhe shumë lojëra të tjera popullore, duke iu rikthyer traditës me jo pak emocione e nostalgji! #TiranaIsOpen#EuropeanYouthCapital2022

Mbrëmje magjike kushtuar traditës, duke nisur nga poçeria dhe trashëgimia e saj në brezat e më të rinjve në zonën e Farkës. Një super atmosferë në Parkun Helen , me artin e krijimit me baltë, si dhe Bandën e Qytetit e një sërë aktivitetesh me varka dhe kanoe për të pasionuarit pas sporteve.#EuropeanYouthCapital2022#TiranaIsOpen